Pirlo për postin e trajnerit: Kisha oferta nga Serie A dhe Premierliga

Futboll

Pirlo për postin e trajnerit: Kisha oferta nga Serie A dhe Premierliga

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 20:26
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo ka nisur një kapitull të ri në botën e futbollit.

Ikona italiane e mesfushës, Pirlo, ka marrë drejtimin e skuadrës U23 të Juventus.

Gjithçka është zyrtarizuar dje. Por, Pirlo ka bërë të ditur  se ai kishte mundësi edhe më të mira, me skuadra nga Serie A dhe Premierliga.

“Pranova oferta edhe nga Serie A dhe Premierliga”, ka thënë Pirlo.

“Por, unë mendova se Juventus është vendi më i mirë për të filluar këtë aventurë”, ka shtuar italiani.

Pirlo luajti me skuadrën e Juventus nga viti 2011 deri në vitin 2015, për të shkuar më pas në MLS ku do të mbyllte karrierën si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat