Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske

Futboll

Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 13:56
Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske

Edhe pse ka qenë një lojtar deçiziv në sezonin e fundit duke ndihmuar Real Sociedad të sigurojë kualifikimin në Europa League dhe të shkojë deri në finalen e Kupës së Mbretit, Adnan Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske në merkaton e kësaj vere.

Sociedad nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022.

Klauzola e Januzaj është 50 milionë euro, megjithatë ai mund të largohet edhe për 18-20 milionë euro.

Në rast shitje, atëherë Sociedad i detyrohet edhe 30% të shumës së përfituar Manchester United, sipas marrëveshjes së arritur kur Januzaj u transferua në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat