Ballkani përforcohet me dy futbollistë

Futboll

Ballkani përforcohet me dy futbollistë

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:20
Ballkani përforcohet me dy futbollistë

Skuadra e Ballkanit nga Theranda përforcohet me dy futbollistë, duke paralajmëruar se do të jetë edhe më e fortë për edicionin e ri.

"Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit.

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza jan ardhja më e re tek FC Ballkani .

Sot nënshkruam kontratën 2-vjeçare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë.

Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit , Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit

Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë.

Na priftë e mbara Suharekë", shkruan në faqen e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat