Vuan nga depresioni

Futboll

Vuan nga depresioni

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:36
Vuan nga depresioni

Një lajm së fundmi I ardhur nga Italia ka tronditur Atalantën, në një periudhë kur këta të fundit po shkëlqenin në kampionat dhe po përgatiteshin për ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve.

Josip Iliçiç nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampioneve, teksa thuhet se sulmuesi ka pasur disa probleme familjare dhe është rikthyer në Slloveni. Megjithatë “La Gazzetta dello Sport” dhe “La Repubblica” shkon deri aty, sa thuhet se lojtari vuan nga depresioni.

Të njëjtën gjë Iliçiç e kishte bërë edhe para dy viteve, ku tha se kishte frikë se do i duhej të tërhiqej nga futbolli i luajtur. 32-veçari vazhdoi me futbollin pavarësisht gjithçkaje dhe ia doli të shkëlqejë me Atalantën ku është kthyer në një idhull të tifozëve.

Nuk dihet ende sa do mungojë lojtari dhe nëse do të kthehet më në futboll apo jo, por e sigurt është që nuk do luajë ndaj PSG-së, ku Atalanta dëshiron të bëjë historinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat