Vedat Muriqi rikthehet në radarin e Lazios

Futboll

Vedat Muriqi rikthehet në radarin e Lazios

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 18:31
Muriqi ka vazhduar shkëlqimin e tij në Superligën e Turqisë duke treguar formë të lartë dhe vazhdimësi.

Klubi italian, Lazio e ka kthyer në listën e dëshirave sulmuesin e Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Muriqi ka vazhduar shkëlqimin e tij në Superligën e Turqisë duke treguar formë të lartë dhe vazhdimësi.

Me 17 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat, sulmuesi prizrenas ka bërë shumë klube për vete.

Sipas Tuttomercato, Muriqi është kthyer në listën e dëshirave të klubit italian, Lazio, si përforcim për Ligën e Kampionëve.

Në lajmet që mediumi italian u përcjell lexuesve të tij, objektivi numër një në mendjen e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, është pikërisht Muriqi.

Megjithatë, transferimi i yllit të Kosovës nuk do të jetë i lehtë, pasi ai pëlqehet edhe nga një numër i madh i klubeve angleze.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar për një ofertë prej 22 milionësh nga WBA për Muriqin, ndërsa interesim ka edhe nga klube tjera.

Burnley, Leicester City, Aston Villa dhe Tottenham Hotspu janë në mesin e klubeve që e duan shtatlartin prizrenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat