Interi me ofertë për mbrojtësin Marash Kumbulla

Futboll

Interi me ofertë për mbrojtësin Marash Kumbulla

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 21:30
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla mund të transferohet tek Interi.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka arritur marrëveshje personale me lojtarin. Kumbulla tek Interi po shihet si zëvendësues i Milan Skriniarit, që pritet të largohet në fund të edicionit.

Drejtuesit e klubit të Interit kanë ofruar shërbimet e njërit prej lojtarëve si Esposito dhe Vergani dhe një shumë parash për mbrojtësin shqiptar.

Për Kumbullën interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat