Lëndohet Insigne, në pikëpyetje për ndeshjen kundër Barcelonës - Bota Sot
Lëndohet Insigne, në pikëpyetje për ndeshjen kundër Barcelonës

Futboll

Lëndohet Insigne, në pikëpyetje për ndeshjen kundër Barcelonës

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 23:39
Lorenzo Insigne

Lorenzo Insigne mund të humb ndeshjen kundër Barcelonës.

Napoli nuk kanë pasur fat në fitoren 3:1 kundër Lazio, pasi kanë parë yllin kryesor të skuadrës të dëmtohet.

Në ndeshjen kundër Lazio, Insigne pësoi një dëmtim në minutën e 82’ të takimit.

Italiani u detyrua të linte fushën e blertë, madje ai doli jashtë vijave të bardha me lot në sy.

Bazuar në mimikat e fytyrës, lojtari dukej të kishte dhimbje të mëdha, gjë që shtynë dyshimet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës.

Napoli luan në ‘Camp Nou’ në kuadër të 1/16-ës së finales, në ndeshjen e dytë, pas barazimit 1:1 në ‘San Paolo’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat