Victor Osimhen është një lojtar i ri i Napoli-t dhe blerja e tij ka qenë më e shtrenjta në historinë e klubit “axurr”.
Presidenti De Laurentiis ka folur për një investim prej pothuajse 100 milionë eurosh mes kostos së kartonit dhe rrogës së lojtarit.
Tifozët e Napoli-t janë kuriozë ta shikojnë në aksion dhe ndërkohë kanë ardhur elozhet e menaxherit të tij.
Në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss, William D’Avila, ka folur kështu për klientin e tij:
“Pas zyrtarizimit të operacionit, Victor më ka thënë se është shumë i lumtur dhe pret me padurim të kthehet në Itali dhe te Napoli për të filluar stërvitjen me skuadrën e tij të re”.
“Është një golashënues i vërtetë. Lojtarë si ai kanë shumë sukses në Serinë A. Ai sulmon hapësirat, vrapon shumë në fushë, ndihmon edhe në fazën mbrojtëse”.
“Është një lojtar i kompletuar dhe me Gattuso-n mund të përmirësohet akoma më shumë. Pas disa muajsh do të flasim për një lojtar të madh. Është i vendosur që të shënoj numrin më të madh të golave”.