Shefi ekzekutiv i Inter shuan shpresat e tifozëve: Messi do të pensionohet te Barcelona

Futboll

Shefi ekzekutiv i Inter shuan shpresat e tifozëve: Messi do të pensionohet te Barcelona

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:20
Lionel Messi

Giuseppe Marotta ka shuar shpresat e tifozëve të Inter.

Shefi ekzekutiv i Inter, Beppe Marotta nuk është kursyer të jap komentet e tij lidhur me thashethemet që transferojnë Lionel Messin tek Inter.

Zyrtarisht gjashtë herë lojtari më i mirë në botë thuhet të jetë i pakënaqur me bordin drejtues të Barcelonës, duke bërë kështu që ai të lidhet me Inter.

Por, Marotta e di se një gjë e tillë do të jetë thuajse e pamundur për Inter dhe iu ka bërë me dije të gjithëve se argjentinasi do të pensionohet në ‘Camp Nou’.

“Duhet të jemi real, është diçka utopike. Të gjithë do të donin ta kenë atë, por do të tregonte mosrespekt të ushqejmë fantazitë, dhe këto thashetheme janë fantazi”, ka thënë Marotta.

“Ne duhet të kthehemi në realitet, duke ditur se Messi është lojtar i madh, por ai është te Barcelona. Ai është në kushte perfekte. Mendoj se do ta mbyll karrierën aty”, ka shtuar shefi ekzekutiv i Inter.

Ditë më parë është raportuar se Inter është gati të paguajë pagën prej 50+ milionë euro në vit për Messi, por këto mbesin vetëm në rrafshin e spekulimeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat