Mitrovica me dy përforcime nga Afrika e Jugut

Futboll

Mitrovica me dy përforcime nga Afrika e Jugut

Nga: K. G. Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:12
Mitrovica me dy përforcime nga Afrika e Jugut

Kampionja e Kosovës, Mitrovica, është përforcuar me dy futbolliste nga Afrika e Jugut. Synimet e mitrovicasve me trajnerin Seid Onbashin janë që të arrijnë më shumë edhe në garat evropiane.   

“Dy përforcimet e para për sezonin 2020/21.

Sot me datë 02.08.2020 në ambientet e klubit KFF Mitrovica kanë arritur dy përforcimet e para për afatin kalimtar veror 2020.

Zanele Portia Nhlapho (mbrojtëse) dhe Andisiëe Mgcoyi (sulmuese) të dyja vinë nga Afrika e Jugut,ku sezonin e kaluar ishin pjesë e KF Apollonia - Fier.

Ditëve të radhës,do të vijnë edhe përforcimet të tjera të cilat do të kompletojnë ekipën në qëllim të arritjes së objektivave në Champions League edhe në kampionatin e ri 2020/21"- thuhet nga Mitrovica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat