Gattuso: Messin mund ta markosh

Futboll

Gattuso: Messin mund ta markosh

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:35
Gattuso: Messin mund ta markosh

Napoli luan në 8 gusht ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve pasi sfida e parë në Itali përfundoi në barazim 1-1. Napoletanët e mbyllën kampionatin me një fitore 3-1 ndaj Lacios si dhe fituan Kupën e Italisë pasi mundën në finale Juventusin me penallti.

Tani Napoli do ti fokusojë forcat në Champions ku e pret një ndeshje e vështirë por italianët kanë besim.

Në lidhje me këtë ndeshje të vështirë ka folur edhe Xhenaro Gatuso. Trajneri i Napolit kur u pyet për mundësinë e markimit të Mesit u përgjigj: “Po sigurisht por vetëm në ëndërrat e mia ose në Playstationin e djalit tim.

Një alternativë tjetër do isha edhe unë po të isha më i ri dhe të kisha 20 kile më pak se ç’kam tani”, tha Gatuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat