Artan Berisha dhe Ragip Veseli rikthehen në FC Feronikeli

Futboll

Artan Berisha dhe Ragip Veseli rikthehen në FC Feronikeli

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:33
Artan Berisha dhe Ragip Veseli rikthehen në FC Feronikeli

Përveç ardhjeve të reja në futbollistë, FC Feronikeli nga Drenasi është përforcuar edhe në aspektin administrativ.

Artan Berisha dhe Ragip Veseli janë edhe zyrtarisht pjesë e klubit, me besimin e plotë të presidentit Ramaj në ta.

Dyshja Veseli dhe Berisha pritet ti japin freski klubit, pas një edicioni jo të mirë në sezonin 2019/20.

Ragip Veseli vjen në pozitën e zëvendës Presidentit të klubit, ndërsa Artan Berisha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm.

Pas ardhjes në bord të Ragip Veselit dhe Artan Berishës, klubi pritet të sjellë futbollistë me emra të mëdhenjë në skenën vendore dhe ndërkombëtare.

Gjatë javës priten edhe zyrtarizime të reja në aspektin sportiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat