Partizani në pritje të Dajës

Futboll

Partizani në pritje të Dajës

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:56
Partizani në pritje të Dajës

Kjo verë pritet të jetë e nxehtë për Partizanin. Klubi i kuq kërkon të rikthehet sërish në vendin që i takon në Superligë dhe afrimi i Dajës në stol u bë me këtë qëllim, por çështja më delikate mbetet ajo e merkatos.

Partizani e ka çuar cështjen Çinari në CAS pas bllokimit të ardhur nga FIFA për të zgjidhur dhe gërcin e merkatos dhe pse klubi kërkon të shfrytëzojë periudhën në pritje të vendimit për të afruar lojtarë të rinj në ekip.

Nga burimet pranë klubit kryeqytetas CAS duhet të vendosë lidhur më këtë çështje në ditët e para të gushtit, ndoshta brenda javës së ardhshme, ndërkohë që pritet të zyrtarizohet dhe firma me Ilir Dajën. Kjo e fundit në fakt, është thjesht formalitet pasi është rënë dakort mbi gjithçka, por duke qenë se Daja është me pushime, klubi po pret përfundimin e tyre nga ana e trajnerit për të bërë dhe prezantimin zyrtar.

Gjithsesi në një nga dy ditët e ardhshme do të ketë një takim në Jug të Shqipërisë, ku po pushon Ilir Daja mes drejtuesve të Partizanit dhe trajnerit, për të vendosur pikat mbi i përsa i përket merkatos dhe për të diskutuar më gjerësisht me emrat që pritet të afrohen, me klubin që i ka kërkuar trajnerit, emrat që ai dëshiron të ketë në dispozicion për të arritur objektivat e vendosura nga klubi kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat