Vllaznia nuk është lodër

Futboll

Vllaznia nuk është lodër

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:13
Romeo Gurakuqi

Ish-deputeti i Shkodrës në këtë legjislaturë, që e dogji mandatin së bashku me kolegët e tjerë të PD dhe LSI, Romeo Gurakuqi, ka bërë një shënim në rrjetet sociale, duke këshilluar se si duhet të menaxhohet dhe funksionojë Vllaznia. Skuadra shkodrane e siguroi mbijetesën në Superiore përmes “play-out”-it, duke mundur Besëlidhjen 3-1. Një tjetër sezon I vështirë për të, ndërkohë që provoi edhe Kategorinë e Parë më herët.

“Per nje rifillim te ri tek Vllaznia mendoj se duhet te kemi parasysh sa me poshte:
Kushtì i pare asht pranimi aksìomatik i parimeve baze mbi te cilat u ndertue Vllaznia ne vitin 1919, si te pacėnueshme nga askush. Kushdo qe don me kontribue per Vllaznine, si pjese e projektit modernìzues, duhet te “merret ne provim” nga nje Komision Qytetar, para se gjithash, per te kuptu sa i ka te qarta parimet themelonjese dhe si do ruaje ato ne sioermarrjen e tij drejtuese dhe investuese.

Vllaznia do te duhet te vendoset, tash e mbrapa, vetem nen drejtimin e profėsionisteve, cfare nenkupton se vete Klubi duhet te funksionoje me seriozìtetin, saktesine dhe kodet e marredhenieve te klubeve serioze, ne te cilat, fàktoret joprofesionale do te duhet te kene zėro ndìkim ne mbarėvajtjen orientimin e puneve.

Dhenia e garancìve per krijimin e sistemit zinxhir te Akademise Vllaznia dhe Vllaznise se Pare. Qytetaret, prinderit dhe opinioni publik kerkojne garancì, qe asnje femije dhe i ri i talentuar nga “Fabrika e Vllaznise Shkodrane”, nuk do te “dìgjet” per arsye paràgjykimesh dhe korrùpsioni.

Kjo nuk eshte vetem nje fjale goje, asht vùajtja e shume brezave dhe arsyeja qe e ka cu sìtuaten ketu. Vllaznine e merr ai qe ìnveston paraprakisht, ose jep premtìm me kontrate nen garancì, se do te investoje Fushat e Stervitjes per Akademine, cfare nenkupton se paku tre fusha ne parametra dhe kualitete te pershtatshme tapeti, me ambjente te brendshme te standardeve te klubeve private te Tiranes (Modeli Internacional Tirana-Peze).

Vllaznia nuk asht nji loder qe mund te merret per t’u trajtue prìvatisht dhe personalisht pa dhane llogari. VLLAZNIA asht nje Thesar i Cmùar qe duhet ruajtur e fòrcuar me dije, vullnet, sakrìfice, rregulla, financìm dhe konsulte profesionistesh jo te veteshpallun. VLLAZNIA asht Institucion i Shkodraneve, Krenaria e tyre, nji prej themelìmeve ma te cmueshme, qe nji grup qytetaresh largpames dhe atdhetare, na e kane lane, per me e ngrit nalt e ma nalt. Ndaj duhet qe cdo veprim rìngrites tash e mbrapa, te pėrkufizohet me saktesine dhe naltesine qe kerkon ky Institucion i Kryeqendres se Shqipnise se Veriut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat