Lazio vazhdon të jetë i interesuar për Vedat Muriqin - Bota Sot
Lazio vazhdon të jetë i interesuar për Vedat Muriqin

Futboll

Lazio vazhdon të jetë i interesuar për Vedat Muriqin

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:00
Lazio vazhdon të jetë i interesuar për Vedat Muriqin

Sipas "beIN SPORTS Turkiye", Lazio vazhdon ta vëzhgojë situatën e sulmuesit të Fenerbahçes dhe Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi romak thuhet se do t'i bëjë një ofertë të majme klubit turk për transferimin e sulmuesit prizrenas.

Muriqi është duke u kërkuar që moti nga Lazio, sidomos nga drejtori Igli Tare, teksa klubi italian i kishte bërë ofertë huazimi Fenerbahçes më herët, por që e njejta ishte refuzuar.

Lazio e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, andaj kryeqytetasit kanë mundësi të mëdha për transferimin e Muriqit.

Përveç Lazios, Muriqin janë duke e kërkuar edhe disa klube në Angli si Leicester City, West Bromi dhe Tottenhami.

26-vjeçari ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën turke edicionin e kaluar, derisa ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat