Wigani bie në kategorinë e tretë

Futboll

Wigani bie në kategorinë e tretë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:53
Wigani bie në kategorinë e tretë

Rënia e Wiganit nga kategoria e dytë angleze është konfirmuar pasi klubi humbi apelin për dënimin me heqjen e 12 pikëve.

Wigani ishte dënuar për shkak të hyrjes në administrim në fillim të korrikut dhe ra në kategorinë e tretë të futbollit anglez nga vendimet jashtë fushe.

“Një panel i pavarur i Arbitrazhit ka vendosur që heqja e 12 pikëve të Wigan Athleticut për hyrje në administrim në muajin e kaluar do të qëndrojë duke hedhur poshtë apelin e klubit kundër këtij sanksioni sportiv”, thuhet në njoftimin e Ligës Angleze të Futbollit.

“Vendimi i panelit të Arbitrazhit është përfundimtar dhe ligjor”, thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat