Xherdan Shaqiri në mes të femrave, media e njohur angleze çuditë se çfarë shkruan

Futboll

Xherdan Shaqiri në mes të femrave, media e njohur angleze çuditë se çfarë shkruan

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:09
Shaqiri në mes të femrave, media e njohur angleze çuditë se çfarë shkruan

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka vendosur të shfrytëzojë këto ditë pushim për t’u relaksuar në Ibiza. Sulmuesi shqiptar ka vendosur të harrojë për pak kohë futbollin e të qetësohet, teksa shihet në një jaht luksoz nën praninë e disa femrave.

Diçka e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re në Angli, madje edhe duke nxjerrë në pah një detaj. Rrezet e nxehta të diellit kanë bërë punën e tyre dhe kjo reflektohet qartë në trupin e Shaqirit. Madje tabloidi britanik “The Sun” ka vendosur të ironizojë deri diku me këtë fakt.

“Xherdan Shaqiri mund të duket sikur ka veshur një fanellë të Liverpool-it në pushime, pasi ylli i Zvicrës u fotografua dhe dukej i kuq. Një prej shokëve të tij harroi të vendoste kremin e diellit, teksa ishte shumë i zënë duke festuar në kuvertë”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.

Image

Ndërkohë theksojmë se pas pushimeve mund të kemi një lëvizje në merkato për sulmuesin shqiptar, që pritet të lërë Liverpool-in. Së fundi kritikat nuk kanë munguar për Shaqirin, ku është theksuar fakti se ka arritur të fitojë një tjetër titull nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat