Neymar paralajmëron Atalantan: Jam në formën më të mirë që kur kam ardhur në PSG

Futboll

Neymar paralajmëron Atalantan: Jam në formën më të mirë që kur kam ardhur në PSG

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:43
Neymar

Neymar thotë se është në “formën e tij më të mirë” që nga arritja në Paris Saint-Germain, dhe se është gati të “luftojë” për lavdinë në Ligën e Kampionëve.

PSG transferoi anësorin për një tarifë rekord botëror prej 222 milionë euro në verën e vitit 2017, një veprim i cili dërgoi valë shoku në peizazhin evropian të futbollit.

Braziliani erdhi në Francë për të pasur mundësi që të fitonte Topin e Artë, pas katër viteve te Barcelona.

Gjithsesi, lëndimet dhe problemet e tjera bën që Ney të mos jetë ai që pritej teksa këtë edicion për herë të parë do të jetë i gatshëm për PSG në ndeshjet pas fazës së nokautit në LK. Kampionët e Ligue 1 takohen me Atalantan në fazën çerekfinale.

“Gjatë këtyre tre viteve unë kam fituar shumë njohuri”, i tha Neymar faqes zyrtare të PSG.

“Unë kam jetuar nëpër momente të lumtura dhe ato të vështira, veçanërisht kur dëmtimet nuk më lejuan të luaja”.

“Me ndihmën e shokëve të mi të skuadrës, unë kam qenë në gjendje t’i kapërcej dhe të përqendrohem në ato që kanë vërtet rëndësi, shfaqjet tona në fushë që përkthehen në tituj. Jam mëse i gatshëm, duam LK-në”, vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat