Mungesa e tifozëve

Futboll

Mungesa e tifozëve

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:22
Mungesa e tifozëve

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, thotë se zhvillimi prapa dyerve të mbyllura i ndeshjes kundër Manchester Cityt i ndihmon madrilenëve në tentimin për ta përmbysur rezultatin në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të udhëtojë të premten në stadiumin Etihad për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolën, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 2:1.

Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne i kishin shënuar golat kundër Real Madridit, që mbeti pa kapitenin Sergio Ramos shkaku i një kartoni të kuq. Kështu, djemtë e Guardiolës e morën një fitore të madhe në Santiago Bernabeu.

Real Madridi tani do të tentojë ta përmbysë rezultatin e ndeshjes në Mançester, mirëpo ylli Casemiro beson se skuadra e Zinedine Zidane mund të përfitojë nga zhvillimi i ndeshjes pa tifozë në stadium.

“Pa tifozë, është plotësisht ndryshe. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, por edhe e vështirë për të dyja skuadrat”, ka thënë Casemiro.

“Por, ne jemi Real Madridi dhe ne e dimë se e kemi një mundësi për të kaluar. Ata s’do t’i kenë tifozët e tyre dhe kjo na favorizon paksa”.

“Megjithatë, lojtarët janë të njëjtë, trajneri është i njëjtë dhe ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa vështirë do të jetë sepse ata e kanë një skuadër të mrekullueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat