Prapaskena

Futboll

Prapaskena

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:28
Prapaskena

Pas një sezoni të mbyllur me fitimin e titullit të 36-të kampion dhe të nëntin radhazi, ndonëse kampionati nuk ofroi një paraqitje mbresëlënëse të Juventusit, sigurisht që Liga e Kampioneve dhe kohëzgjatja e aventurës në këtë kompeticion mund të pasohet me ndryshime rrënjësore në rangjet drejtuese të klubit, por ndoshta edhe në ato teknike.

Presidenti Andrea Anjeli duket se ka vendosur që ta marrë vetë në dorë situatën dhe uebsajti investigues “Dagospia”, i cili ka sjellë në vëmendje mjaft prapaskena që kanë rezultuar të vërteta, ose më saktë nuk janë përgënjeshtruar nga klube të ndryshme, flet për një tërmet të vërtetë që parashikohet në Torino.

Sipas burimeve të grumbulluara, Anjeli po mendon që të shkarkojë nga klubi drejtorin sportiv, Fabio Paratiçi, dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved. Nëse për njeriun e merkatos së Juventusit shkak mund të bëhen kërkesat e shumta që ai ka, ndërsa Nedvedit i kritikohet “njollosja” e figurës së tij, si rrjedhojë e çështjeve private, divorcit nga bashkëshortja dhe lidhja me një vajzë 25-vjeçare.

Për “Arushën çeke” në të njëjtën kohë vlejnë edhe zërat se atij i është bërë një ftesë për të marrë drejtimin e Fed- eratës Çeke të Futbollit, ose një rol si krahu i djathtë i mikut të tij dhe menax- herit të përjetshëm, Mino Raiola. Në postin e zëvendëspresidentit, Anjeli do të promovonte Xhanluixhi Bufonin, por mbi të gjitha, me largimin e dyshes Paratiçi-Nedved, miliarderi torinez do të kërkonte rikthimin në stol të Masimiliano Alegrit.

Po, pikërisht kështu, rikthimin e “Kontit Maks”, për të cilin “Dagospia”, por jo vetëm, sig- uron se Anjeli nuk ka dashur kurrë ta largojë, por u vu me shpatulla pas murit nga Paratiçi e Nedved, të cilët kërcënuan me largim, nëse nuk shkarkohej ish-trajneri.

Por duke parë se si skuadra përfundoi pas largimit të Alegrit, ndonëse fitoi titullin kampion, presidenti i Juves kërkon të bëjë të mundur rikthimin e bujshëm dhe të ripropozojë një tjetër plan afatgjatë dhe një rol trajner-menaxher për livornezin, i cili së fundmi ka përfunduar edhe në shënjestrën e Interit. Por se çfarë do të ndodhë vërtet, këtë do ta tregojë periudha post-Champions e Juves.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat