Skuadra e Dritës testohet para nisjes, të premten udhëtojnë për në Zvicër

Futboll

Skuadra e Dritës testohet para nisjes, të premten udhëtojnë për në Zvicër

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Drita do të përfaqësoj Kosovën në ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve që zhvillohen në Zvicër.

Pas nisjes për në Zvicër për KosovaPress ka folur drejtori sportiv, Valon Zymberi i cili bëri të ditur se skuadra të premten niset për në Zvicër dhe tanimë ka kryer testimet për COVID-19.

"Po i kemi kryer gjatë ditës së sotme testet për COVID-19 dhe jemi në pritje të rezultateve. Të premten do të udhëtojmë për në Nyon të Zvicrës”, tha fillimisht ai.

Për prurjet e reja në skuadër, Zymberi u shpreh se për në Ligën e Kampionëve ka përfunduar tashmë koha dhe nuk do të mund të regjistrojnë lojtarë të ri, ndërsa pas aventurës evropiane do të mblidhen me kryesinë dhe do të diskutojnë për ndonjë transferim të mundshëm.

“Para dy ditë ka qenë dita e fundit për listën e lojtarë, ne e kemi dërguar atë. Lojtarët janë po ata që ishin në kampionat me të cilët u shpallem kampion. Pas Evropës do të shohim dhe nëse është e mundur do të bëjmë ndonjë transferim”, tha Zymberi për KosovaPress.

Drita të shtunën me fillim nga ora 20:45 do të zhvillojë ndeshjen e parë parakualifikuese për në Ligën e Kampionëve, kundër kampionit të Andorës, Inter Escalades.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat