Real Madrid huazon sërish Kubon

Futboll

Real Madrid huazon sërish Kubon

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 17:20
Real Madrid huazon sërish Kubon

Real Madrid huazon sërish Kubon, ja skuadra e re e talentit japonez.

Real Madrid dhe Vijarreal kanë arritur një marrëveshje për huazimin e talentit 19 vjeçar Take Kubo. Në garë për talentin japonez ishin edhe Granada, Selta Vigo dhe Osasuna por “Nëndetësja e Verdhë” fitoi më shumë kuota.

Marrëveshja është huazim për një vit pa të drejtë blerjeje. Vijarreal do të paguajë rrogën e futbollistit.

Një tjetër faktor që bindi Kubon të transferohej tek Vijarreali ishte edhe trajneri i zyrtarizuar tek kjo skuadër, Unai Emeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat