Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, synon që të jetë befasia më e këndshme e elitës së futbollit të Kosovës.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Arbnor Morina, e kompleton Shtabin Teknik.
Morina është kyetrajner i ri i kësaj skuadre dhe i ka planet e tija.
“KF Arbëria i dëshiron mirëseardhje në familjen e madhe shtabit teknik të përbërë me kryetrajnerin Arbnor Morina, ndihmëstrajnerin Ali Osmani, ndihmëstrajnerin, Agon Krasniqi, trajnerin kondicional Arsim Tërshani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli. Shtabit teknik i dëshirojmë shëndet dhe punë të mbarë, dhe një stinor të mbushur me suksese dhe mbi të gjitha arritjen e objektivave”, shkruan në faqen e KF Arbërisë.