Ish trajneri i Shkëndijës do të firmos me Vllazninë

Futboll

Ish trajneri i Shkëndijës do të firmos me Vllazninë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:42
Brdariç

Sot pritet të zyrtarizohet firma e trajnerit të ri te skuadra e Vllaznisë dhe mediat raportojnë se ai do të jetë gjermani me origjinë kroate, Tomas Brdariç. Ish-futbollisti i njohur ka luajtur për shumë vite në Bundesligë dhe ka eksperiencë shumë të madhe si futbollist, por të cilën nuk e ka pasur si trajner.

Ai ka drejtuar skuadra në kategoritë e ulëta gjermane ndërsa pikën më të lartë të karrierës e ka me Shkëndijën e Tetovës, të cilën e drejtoi për disa muaj në vitin 2017, duke u larguar pa lënë shenjë e duke dështuar në atë që ishte objektivi i klubit, fitimi i titullit kampion, që u sigurua në sezonet pasardhëse nën urdhërat e Qatip Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat