Katër ndeshje interesante luhen sot në Ligën e Evropës

Futboll

Katër ndeshje interesante luhen sot në Ligën e Evropës

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Liga e Evropës vazhdon edhe sot (e enjte) me katër ndeshje shumë interesante.

Sigurisht që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Sevillas dhe Romës, ku të dy skuadrat do të kërkojnë çerekfinalen, në përballjen që fillon nga ora 21:00.

Kjo është e vetmja ndeshja e ditës së sotme që fituesi përcaktohet pas një përballjeje, dhe atë në terren neutral.

Ndeshja mes Sevillas dhe Romës luhet ë Duisburg të Gjermanisë.

Tri ndeshjet tjera, janë sfida kthyese, dhe përballjet e para ishin zhvilluar para pezullimit të futbollit.

Ndeshjet që luhen sot në Ligën e Evropës:

Bayer Leverkusen – Rangers

Sevilla – Roma

Basel – Eintracht Frankfurt

Wolves – Olympiacos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat