Juventus-Lyon, a e përcakton të ardhmen e Sarrit?! - Bota Sot
Juventus-Lyon, a e përcakton të ardhmen e Sarrit?!

Futboll

Juventus-Lyon, a e përcakton të ardhmen e Sarrit?!

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:02
Juventus-Lyon, a e përcakton të ardhmen e Sarrit?!

Mendimi i Juventusit është shumë i qartë: një ndeshje nuk mund të ndryshojë vlerësimet e bëra për 13-14 muaj. Kjo, e përmbledhur, është edhe mendimi i Fabio Paratici. Fjalë të qarta dhe pa ekuivoke. Edhe pse, në futboll, befasia është gjithmonë e pranishme.

Me guxim, duke lënë mënjanë rezultatet e shkëlqyera të epokës së Allegrit, bardhezinjtë vendosën të ndërmarrin një hap drejt risisë. Jopopullor, ndoshta, por thelbësor për t’i dhënë stimuj të rinj një grupi të shtrydhur në mënyrë të pashmangshme, nga menaxhimi i vjetër. 11 trofe janë fituar në 5 vite. Mbi të gjitha, mbetet produkti i një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e Juventusit.

Në të njëjtën histori, me hije të ndryshme, Maurizio Sarri, gjithashtu, hyri me këmbën e djathtë. Thelbësisht i ndryshëm nga paraardhësi, në mënyrën e të kuptuarit të futbollit dhe jetës, por po aq i suksesshëm. Si mburojë të punës së tij ka titullin e nëntë në dorë. Dhe nuk është gjë e vogël, aq më tepër duke marrë parasysh se si koronavirusi ka bërë lëmsh gjithçka dhe të gjithë. Sidoqoftë, llogaritë bëhen midis aspekteve financiare dhe sportive. E gjitha kjo, duke marrë parasysh se si “Zonja e Vjetër” llogarit mes radhëve të saj Cristiano Ronaldo, që e ka fituar 5 herë Champions-in.

Ka nga ata që thonë se Europa është kafshatë e pakapërdishme për Juven. Megjithatë, të tjerët pohojnë se është një ëndërr. Padyshim, sidoqoftë, substanca nuk ndryshon, bardhezinjtë e kanë ngritur në mënyrë të konsiderueshme stekën dhe, për këtë arsye, synim kryesor kanë marrjen e një trofeu, që iu mungon prej 24 vitesh. Një mendim i guximshëm, gjithsesi. Sarri, me një “çelës embrional”, duhej të kishte përfaqësuar një ndryshim të madh. Sidoqoftë, në vend të kësaj, pragmatizmi ka dalë të jetë gurthemeli i vitit të parë të ish-trajnerit të Chelsea në kryeqytetin e Piemonte.

Padyshim që ekziston ndjenja se ndryshimi i pritur është ende larg. Sarri ankohet se nuk ka lojtarët e duhur, me karakteristika për futbollin e tij. Në planin afatgjatë, kjo qasje do të duhet të sqarohet, koncepti i hibridit duhet të shfuqizohet. Para se të bëhet (konkretisht) i rrezikshëm. Juve ka ide të qarta. Dhe ato nuk lidhen vetëm me një ndeshje. Të gjithë janë duke kërkuar zgjidhjen më të mirë të mundshme, për të konsoliduar një program pune gjithnjë e më ambicioz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat