Rashica drejt klubit anglez

Futboll

Rashica drejt klubit anglez

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:18
Rashica drejt klubit anglez

Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, është lidhur shumë me një kalim te Aston Villa, shkruan “Birmingham Live”.

Rashica realizoi 8 gola në 28 paraqitje në Bundesligë në edicionin e kaluar.

Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, derisa raportohet se Aston Villa është duke udhëhequr garën.

Në Gjermani, thuhet se Leipzigu dhe Borussia Dortmundi janë duke vëzhguar situatën e ish-sulmuesit të Kosovës së Vushtrrisë.

Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar së fundmi se Rashica ka arritur marrëveshje me një klub.

Por, ka shtuar se ai klub duhet të arrijë marrëveshje edhe me Bremenin, gjë e cila nuk ka ndodhur ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat