PSG edhe me një mungesë tjetër

Futboll

PSG edhe me një mungesë tjetër

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:48
PSG edhe me një mungesë tjetër

Telashet nuk ndalen për trajnerin e PSG-së, Tomas Tuhel në vigjile të përballjes së çerekfinales , kundër skuadrës së Atalantës. Pasi që kohë më parë u bë e qartë se Kilian Mbape nuk do të luaj në këtë ndeshje, shkaku i lëndimit, tani me mësohet se Marko Verati  është në dyshim për këtë ndeshje.

Mediat në Francë raportuan se Verati është lënduar gjatë seancës stërvitore dhe se ai është dyshim për ndeshjen kundër Atalantës.

Veratti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG-së, dhe mungesa e tij do të ndihej ndjeshëm.

Mesfushori italian kishte një paraqitje fantastike disa ditë më parë në finalen e Kupës së Ligës, ku PSG mposhti Lionin, pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat