Kroos zgjedh 11-shen, me të cilën dëshiron t’i thotë lamtumirë futbollit

Futboll

Kroos zgjedh 11-shen, me të cilën dëshiron t’i thotë lamtumirë futbollit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:51
Toni Kroos

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ka përmendur në programin “Einfach Mal Luppen”, në të cilin ishte dhe vëllai i tij, Felix, gjithashtu futbollist, që luan për Unionin e Berlinit, 11 lojtarët me të cilët do të dëshironte të luante ndeshjen e lamtumirës nga futbolli i luajtur.

Edhe pse, natyrisht, ai tha se shpreson që ky moment do të marrë kohë për të mbërritur.

11-shja përbëhet nga tre shokë aktualë të skuadrës së Real Madridit: Sergio Ramos, për të cilin ka thënë se është “një nga mbrojtësit më të mirë qendror të të gjitha kohërave”, dhe Luka Modric e Casemiro.

Ai, gjithashtu, ka përfshirë në formacion “lojtarin më të mirë, me të cilin ka luajtur ndonjëherë”, i cili nuk është askush tjetër përveç Cristiano Ronaldos. Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe portieri i Bayernit, Manuel Neuer, Stefan Reinartz dhe Gonzalo Castro, me të cilët luajti te Leverkusen, Joshua Kimmich, Thomas Müller dhe Klose. Ky i fundit ka dalë tashmë në “pension”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat