Ibrahimi në bisedime me Feronikelin - Bota Sot
Ibrahimi në bisedime me Feronikelin

Futboll

Ibrahimi në bisedime me Feronikelin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:18
Ibrahimi në bisedime me Feronikelin

Labinot Ibrahimi konfirmoi ndarjen dje me Prishtinën, tek të cilët ishte kthyer me shumë bujë nga Partizani i Tiranës.

Mbrojtësi i djathtë, me tipare edhe të qendërmbrojtësit, ka nisur menjëherë bisedimet me klubet tjera.

Është Feronikeli, që dje është takuar me Ibrahimin.

Pavarësisht bisedave, një marrëveshje mes dy palëve është ende larg.

“Për momentin nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete. Do të njoftoheni me kohë kur të nënshkruaj kontratë”, deklaroi Labinot Ibrahimi për Olle.

Feronikeli më parë është takuar edhe me lojtarë tjerë të Prishtinës, si Ahmed Januzi e Ahmet Haliti, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat