Formohet edhe një klub i ri në Kosovë

Futboll

Formohet edhe një klub i ri në Kosovë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:32
Formohet edhe një klub i ri në Kosovë

Me një emër interesant është pagëzuar klubi më i ri në Kosovë. Klubi është pagëzuar FC Illyria United.

“Ne kemi filluar një projekt te ri, themelimin e Klubit "FC ILLYRIA UNITED".
I cili do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë që kanë pasion Futbollin.
Nga sezoni 2020/2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare me te gjitha kategoritë e shkollës se futbollit, juniorëve dhe seniorëve. 

Jemi duke punuar me intensitet të lartë në konsolidimin të klubit, konform objektivave që i kemi caktuar vetës.
Gjithashtu sot zyrtarizuam si trajner te ekipit të parë trajnerin e mirënjohur dhe shumë të respektuar në futbollin e Kosovës: Besim Ajvazi, i cili ka një bagazh te madh në fushën e futbollit të Kosovës. 

Në ditët ne vijimë do të bëhet testimi dhe përzgjedhja e lojtarëve për ekipin e parë dhe të juniorëve U19.
Selektimi dhe përzgjedhja e lojtarëve do te bëhet nga trajneri Besim Ajvazi dhe Dardan Kosumi”, thuhet në komunikatën e FC ILLYRIA UNITED.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat