Conte: Ne i dhamë kohë për t’u shëruar

Futboll

Conte: Ne i dhamë kohë për t’u shëruar

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:19
Conte: Ne i dhamë kohë për t’u shëruar

Trajneri i Interit, Antonio Conte, u shpreh i lumtur që klubi zikaltër ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedit për ta transferuar në formë permanente Alexis Sanchez, i cili e kaloi sezonin 2019/20 i huazuar te skuadra e Contes.

Alexis Sanchez e ka shijuar një sezon mbresëlënës, përkundër që pati probleme me lëndime, si i huazuar në skuadrën e Antonio Contes. Ai i ka shënuar katër gola në 29 paraqitjet e tij këtë sezon.

Në anën tjetër, ish-sulmuesi i Barcelonës s’kishte arritur ta dëshmonte veten gjatë kohës sa ishte me Djajtë e Kuq në Old Trafford, duke i regjistruar vetëm pesë gola në 45 paraqitjet për Unitedin.

Transferimi pritet të konfirmohet të enjten, mirëpo të mërkurën, drejtori ekzekutiv i Interit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pranoi se 31-vjeçari do ta transferohet në formë permanente te zikaltrit.

Duke folur pas fitores me rezultat 2:0 kundër Getafes që e kaloi Interin në çerekfinale të Ligës së Evropës, trajneri italian u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy klubeve.

“Mendoj se transferimi i Sanchezit është një lëvizje e mirë nga klubi. Duke i marrë parasysh kushtet në të cilat arritëm ta marrim Alexisin, mendoj se është një transferim shumë i mirë”, ka thënë Conte.

“Klubi meriton lëvdata sepse ai erdhi në momentin më të keq të karrierës së tij. Ai erdhi pas dy vjetëve të vështira, kur me të vërtetë po kalonte nëpër disa vështirësi në United dhe pastaj u lëndua te ne”.

“Ne i dhamë kohë për t’u shëruar dhe për t’u kthyer në formë, kështu që është e drejtë që Interi ta shijojë atë tani dhe të shpërblehet për punën e bërë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat