Mourinho troket në derën e Interit - Bota Sot
Mourinho troket në derën e Interit

Futboll

Mourinho troket në derën e Interit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:38
Mourinho troket në derën e Interit

Inter ka jetuar momente speciale me Jose Mourinho-n.

Momente që duken shumë larg për Special One tani, duke parë se portugezi nuk ka kaluar një vit të lehtë në drejtim të Tottenham.

Atij is hkon merita se ka marrë një skuadër në shumë vështirësi dhe e ka çuar në vendin e shtatë të Premier League.

Në mënyrë që të luftojë për titullin në Angli, ish-trajneri i Real Madrid kërkon të ketë në dispozicion një skuadër në gjendje të rivalizojë me katër të mëdhatë e Premier League.

Mou dëshiron ta nisë rindërtimin e ekipit nga mbrojtja. Një nga objektivat luan pikërisht tek Inter-i i tij dhe mban emrin e Milan Skriniar.

Ylli i zikaltërve mund të përfshihet në operacion Ndombele, që është një objektiv i milanezëve. Duke parë se bëhet fjalë për një lojtar shumë të rëndësishëm, duhet parë nëse Conte do të vendosë ta lërë të largohet ose jo.

Lajmi është dhënë nga SportWitness, që ka pohuar se trajneri portugez po e kërkon me ngulm blerjen e Skriniar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat