I vendos klauzolë 300 milionë euro - Bota Sot
I vendos klauzolë 300 milionë euro

Futboll

I vendos klauzolë 300 milionë euro

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:06
I vendos klauzolë 300 milionë euro

Barcelona njoftoi këtë të enjte blerjen e Gustavo Maia, sulmuesit brazilian të Sao Paulo, në këmbim të 4.5 milionë eurove. Sulmuesi amerikano-jugor do të jetë pjesë e filialit të skuadrës katalanase (Barcelona B) sezonin e ardhshëm.

Maia, 19 vjeç, nënshkruan një kontratë me entitetin blaugrana deri në vitin 2025 dhe do të ketë një klauzolë lirimi prej 300 milionë eurosh. Siç shpjegohet nga Barça, ky transferim është kryer në dy faza.

Në fillim, Barça pagoi një milion euro për futbollistin dhe tani operacioni ka përfunduar me pagesën e 3.5 milionë eurove të tjera. Maia është pjesë e kombëtareve të moshave të Brazilit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat