Zidane: Asgjë s’ka përfunduar - Bota Sot
Zidane: Asgjë s’ka përfunduar

Futboll

Zidane: Asgjë s’ka përfunduar

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:20
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka dal në konferencë për media para ndeshjes me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

Reali ka humbur sfidën e parë në Santiago Bernabeu 2-1 dhe në Etihad Stadium do të kërkojë përmbysjen.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Ajo çfarë mund të ju them është se do të jetë një ndeshje e mirë futbolli, mes dy ekipeve shumë të mira”, u shpreh Zizu.

“Asgjë s’ka përfunduar ende, deri në minutën e fundit. E dimë situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kam ekip fantastik dhe ka armët e saj dhe do të shohim ndeshje të mirë. E dimë se çfarë ka ndodh në ndeshjen e parë, por jemi gati për këtë finale dhe duhet të mendojmë se mund të kalojmë tutje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat