Presidenti i Juventusit zbulon të ardhmen e Ronaldos

Futboll

Presidenti i Juventusit zbulon të ardhmen e Ronaldos

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 10:23
Cristiano Ronaldo

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka hedhur poshtë spekulimet për largimin e Cristiano Ronaldos, pas eliminimit të skuadrës italiane nga Liga e Kampionëve.

Ylli portugez ka vuajtur eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve, me dy golat e tij që nuk mjaftuan përballë Lyon.

Para kësaj ndeshje, në mediet franceze është raportuar se Ronaldo kishte shtyrë largimin e tij drejt PSG para pushimit të COVID-19, për të krijuar një partneritet me Neymar dhe Kylian Mbappe te kampionët e Francës.

“Jam plotësisht i bindur që ai do të qëndrojë”, ka deklaruar Agnelli pas ndeshjes.

“Mendoj se raporti vinte nga një intervistë e disa muajve më parë, e cila thjesht u botua pak para se të luanim kundër një skuadër franceze”.

“Është një hile e vjetër në media”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat