Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajramit

Futboll

Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajramit

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:02
Ademi:Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shpreh ngushëllime familjes Bajrami.

"Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ismet Bajrami, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ismet Bajrami ka dhënë kontribut të çmuar në futbollin kosovar, veçmas në periudhën e mbijetesës dhe sakrificës, fillimisht si portier e më pas edhe si zyrtar në klubin e Dritës.

Ismeti në komunitetin e futbollit njihej si njeri i urtë e punëtor i zellshëm, andaj si të tillë do ta kujtojmë pëherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!",  shpreh ngushëllime Ademi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat