Kukësi nuk ndalet

Futboll

Kukësi nuk ndalet

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:18
Kukësi nuk ndalet

Kukësi nuk ndalet në merkato, plotëson radhët e skuadrës, por edhe të stafit teknik.

Ditën e sotme, verilindorët kanë zyrtarizuar përgatiotësin atletik të tyre, i cili është një emër i njohur në vendin tonë. Ai e ka bërë këtë rol te Skënderbeu dhe Teuta, në Superiore, më herët, por edhe në kombëtaren tonë kuqezi U-21. Fjala është për Ilir Selimin, i cili do ta ndihmojë Skënder Gegën që t’i ketë “top” lojtarët nga ana fizike. Ja njoftimi i klubit nënkampion të vendit:

“Iris Selimi është zyrtarisht pjesë e Kukësit për dy sezonet e ardhshme.

Përgatitësi atletik i Shqipërisë U-21, tashmë do të jetë pjesë e stafit teknik të FK Kukësit, duke qenë në këtë mënyrë një vlerë e shtuar. Selimi ka punuar si përgatitës atletik me Skënderbeun dhe së fundmi me Teutën, ndërkohë që nga dita e sotme do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Përveç Rraman Hallaçit, që vijon të jetë ndihmëstrajner, me stafin e Gegës janë bashkuar edhe trajneri i portierëve Florian Ristani dhe së fundmi Iris Selimi. Mirë se vjen Iris!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat