Motra i drejtohet Ronaldos: Duhet të mendosh

Futboll

Motra i drejtohet Ronaldos: Duhet të mendosh

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:37
Motra i drejtohet Ronaldos: Duhet të mendosh

Juventusi u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve. Gjiganti torinez edhe pse fitoi me shifrat 2:1 si vendas ndaj Lyonit, u eliminua nga rregulli i golit mysafir me rezultat të përgjithshëm 2:2, derisa francezët kishin fituar 1:0 në shtëpi.

Cristiano Ronaldo shënoi të dy golat për italianët, por nuk mjaftuar për ta kualifikuar tutje skuadrën.

Motra e Ronaldos, Elma Aveiro, ka lavdëruar vëllain e saj, derisa ka shtuar se vetë nuk mund të bëhet gjithçka.

“Ti bëre më mirë se kushdo tjetër. Unë jam krenare kur të shoh duke luajtur dhe shoh dedikimin tënd, por fatkeqësisht vetëm s’mund të bësh gjithçka, është e pamundur.

Ti e di se futbolli është kështu, por ti gjithashtu duhet të mendosh së bëre më të mirën tënde dhe ti ende je më i miri”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat