Monza blen golshënuesin e kampionatit kroat

Futboll

Monza blen golshënuesin e kampionatit kroat

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:46
Monza blen golshënuesin e kampionatit kroat

Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit siguroi ngjitjen në Serinë B këtë sezon, por nuk ka ndërmend të rrijë gjatë aty dhe ka filluar përforcimet në merkato, për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.

Kështu sot ka mbërritur në Milano sulmuesi kroat Mirko Mariq, i cili udhëtoi me avionin personal të presidentit të Monzës Silvio Berlusconi dhe pasdite do të kryejë vizitat mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratë.

Sulmuesi shkëlqeu me Osijekun këtë sezon, duke u shpallur golshënues me plot 20 të tillë të shënuar dhe 6 asiste, ndërsa klubi italian ka paguar plot 4.5 milionë euro për të blerë kartonin e 24-vjeçarit.

“Maric është një futbollist shumë teknik, që luan me të majtën dhe mund të bëjë si sulmuesin e parë ashtu edhe të dytin. Është një futbollist që lëviz mirë mes linjave dhe është shumë i fortë në luftën në ajër, ndaj shpresojmë që të ketë sukses ashtu si gjithë të tjerët që kemi afruar deri tani”, deklaroi Drejtori Sportiv i Monzës, Antonelli, në momentin e mbërritjes së sulmuesit.

Objektivi i radhës i klubit në pronësi të ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi, është mbrojtësi 21-vjeçar brazilian Carlos Augusto, i cili është pjesë e Corinthias, por do të ishte një vlerë e shtuar për Monzën dhe do të rriste ndjeshëm shanset e kësaj skuadre për t’u ngjitur menjëherë në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat