Gasperini humb portierin për PSG-në

Futboll

Gasperini humb portierin për PSG-në

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:30
Gasperini humb portierin për PSG-në

I dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Interit, ku la fushën e lojës vetëm pak minuta pas startit, portieri i Atalantës Pierluigi Gollini nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gasperini për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germain.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bergamask, që nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se dëmtimi i portierit është më serioz sesa pritej dhe se më datën 12 gusht mes shtyllave do të luajë portieri tjetër Marco Sportiello, i njëjti që ka zëvendësuar Gollinin edhe në ndeshjen ndaj Valencias në fazën e 1/8-ave.

Lajme të mira vijnë ndërkohë nga infermieria për trajnerin e PSG-së Thomas Tuchel, pasi Kylian Mbappe dhe Marco Verrati janë bashkuar me skuadrën në grumbullimin përpara ndeshjes së të premtes.

Të dy nuk kanë kryer ende asnjë seancë të plotë stërvitore, për shkak të dëmtimeve të pësuara së fundi, por në kampin e klubit kampion të Francës është rritur ndjeshëm optimizmi për t’i pasur gati për ndeshjen ndaj Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat