Juventusit i kushton 20 mln euro shkarkimi i Sarrit

Futboll

Juventusit i kushton 20 mln euro shkarkimi i Sarrit

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 15:58
Maurizio Sarri

Juventus ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Maurizio Sarri.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, duke mos mundur të kalojë skuadrën e Lyon, ka bërë që Juventus të vendos për shkarkimin e tij.

Por, shkarkimi i Sarrit do t’i kushtojë Juventusit 20 milionë euro, raportojnë mediet italiane.

Sarri ka kontratën me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, dhe ‘Zonja e Vjetër’ duhet të kompenzojë edhe për dy vite 61 vjeçarin.

Tashmë spekulimet për pasuesin e tij kanë filluar. Raportohet se Juventus ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettinon, ish trajnerin e Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat