Avdijaj: I lumtur që zgjodha Tiranën

Futboll

Avdijaj: I lumtur që zgjodha Tiranën

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:06
Avdijaj: I lumtur që zgjodha Tiranën

Një nga fytyra e reja të Tiranës prag-Champions është sulmuesi Albion Avdijaj, i cili iu bashkua bardhebluve vetëm pak ditë para festës së titullit kampion. Ish lojtari i Grasshopers pranon se e ka ndjekur pak Tiranën, por shprehet mjaft i lumtur që iu bashkua klubit me më shumë trofe në Shqipëri.

“Ndihem shumë mirë që kam zgjedhur Tiranën dhe jam gati për të luajtur me fanellën e kësaj skuadre. Nuk kam parë shumë ndeshje të Tiranës, por e di që është skuadra me më shumë tituj në Shqipëri dhe mezi pres të kontribuoj”, u shpreh sulmuesi.

Objektivi i Tiranës mbetet i qartë, ndërsa sulmuesi 26-vjeçar, që më herët ka veshur edhe fanellën e Shpresave të Shqipërisë, pranon se dëshiron të shënojë sa më shumë gola për kryeqytetasit.

“Objektivi është që të fitojmë sërish titullin kampion dhe të shkojmë sa më larg në kupat e Europës. Në aspektin personal dua të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat që ka”, deklaroi Avdijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat