Gaboi

Futboll

Gaboi

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:09
Kaka

Ricardo Kakà ishte sigurisht ndër futbollistët më të fortë në botë. Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për talentin e tij … si shikues.

Në funksion të ndeshjeve të radhës së Ligës së Kampionëve, të luajtura mbrëmë, ish-fantazisti brazilian kishte provuar dorën me një parashikim, se kush do të kalonte raundin mes Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon.

E kishte bërë këtë në profilin zyrtar të kompeticionit madhor europian për klubet, megjithatë doli… blof.

Kush e di se çfarë do të mendojnë Real Madridi dhe Juventusi kur të zbulojnë se parashikimi i Kakà…, le të themi se nuk iu solli fat fare. “Liga e Kampionëve është kthyer”, – shkroi braziliani. Përgjigjja e profilit të turneut në Twitter ishte e gatshme: “Cilët skuadra do të kalojnë Ricardo, sonte?” Ish-futbollisti i njohur u përgjigj menjëherë: “Real dhe Juve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat