A do të kemi përballje mes Tiranës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit?

Futboll

A do të kemi përballje mes Tiranës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:24
A do të kemi përballje mes Tiranës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit?

Gjithçka është e mundshme, që të kemi përballje mes kampionit të Shqipërisë, Tiranës dhe kampionit të Serbisë Cërvena Zvezdës së Beogradit. 

Mediat serbe publikojnë rivalët e mundshëm të Zvezdës dhe në mesin e tyre është edhe kampioni shqiptar. 

Gjithçka do të dihet gjatë tërheqjes së shortit!

Një përballje mes Tiranës dhe Zvezdës, padyshim do të zgjojë emocione të mëdha në mes të tifozëve të kësaj loje, megjithëse nuk do të ketë tensione në tribuna, kur kihet parasysh se ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve për shkak të rrezikut nga Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat