Championsi i motivon

Futboll

Championsi i motivon

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:02
Agustin Torassa

Nuk është një prurje e re, por është një futbollist që ka rinovuar kontratën. Bëhet fjalë për Agustin Torassën, i cili zhvilloi një sezon për t’u vendosur në kornizë të artë dhe tashmë është i lumtur që do të vijojë të jetë bardheblu.

“Jam shumë i lumtur, kam thënë gjithnjë që doja të qëndroja tek Tirana dhe më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me presidentin e që rinovova edhe për një edicion tjetër. Shpresoj që do bëjmë mirë ashtu si bëmë sezonin e fundit”, u shpreh Torassa.

Koha për të pushuar ishte e kufizuar, gjithsesi pjesëmarrja në Champions League ka bërë që argjentinasi të mos ndikohet negativisht nga mungesa e pushimeve, teksa kërkon që të shkojë sa më larg në Europë me fanellën e Tiranës.

“Kishim pak ditë për të pushuar, gjithsesi më vjen mirë që i rikthehemi stërvitjes sepse do të luajmë në Champions League dhe për këtë jemi të lumtur, edhe pse kemi pasur shumë pak ditë për të pushuar. Duhet të bëjmë maksimumin që të shkojmë sa më larg në Europë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të fitojmë takimin e radhës, ashtu siç bëmë gjatë gjithë sezonit, dhe shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha”, deklaroi fantazisti argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat