Klubi i futbollistit shqiptar largon sulmuesin.
Peskara, klubi italian ku luan futbollisti i Shqipërisë Ledjan Memushaj ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me sulmuesin Valeri Bojinov.
Ajo çfarë përbën lajm është se futbollisti largohet pas 6 muajsh, kohë kur është aktivizuar vetëm 29 minuta me “delfinët”.
Ish-sulmuesi i kombëtares së Bullgarisë do të luajë për Levski Sofian, me të cilët ka filluar stërvitjen ditën e enjte.