Drita eliminon Interin Escaldesin, rival i ardhshëm është Linfieldi - Bota Sot
Drita eliminon Interin Escaldesin, rival i ardhshëm është Linfieldi

Futboll

Drita eliminon Interin Escaldesin, rival i ardhshëm është Linfieldi

Nga: K.Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:47
Drita

(E plotësuar) - Skuadra e Dritës nga Gjilani ka bërë hapin e madh, duke u kualifikuar në finalen e parakualifikueseve të Champions League, pastaj do ta kërkojnë kalimin në rrethin e parë të kësaj gare më prestigjioze.

Drita triumfoi me rezultat 2:1 kundër ekipit të Inter Escaldes nga Andorra, ndeshje që u zhvillua në terren neutral përkatësisht në Nyon të Zvicrës.

Të tre golat u shënuan në periudhën e parë të lojës.  Kampioni i Kosovës ka bërë lojë shumë të mirë, duke e kaluar pengesën e parë, tani për rival e ka Linfield nga Irlanda Veriore. 

Në minutën e 21-të, Xhevdet Shabani e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një supergol të shënuar nga distanca.  Nuk vonoi shumë, as tetë minuta (29'), Interi kundërpërgjigjet përmes Emili Garcia dhe barazojnë shifrat (1:1).

Në fund të pjesës së parë, Hamdi Namani shënon për fitoren e madhe me rezultat 2:1. 

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, tani mendon për sfidën e radhës, kundër skuadrës nga Irlanda Veriore, nëse kalojnë edhe këtë pengesë atëherë kualifikohen në rrethin e parë të Champions League.

82' Pak minuta e ndaj Dritën nga kualifikimi në finalen e parakualifikuesve në Champions League, pastaj të kërkojë edhe kalimin në rrethin e parë.

70' Drita është në rrugë të mirë, drejt kualifikimit.

Në fund të pjesës së parë, super Drita, 2:1 ndaj Interit në Champions. Autor i golit Hamdi Namani.

30' Nuk vonon shumë dhe shifrat barazohen. Inter Escaldes shënon dhe rezultati 1:1. Futbollisti Garcia barazon shifrat.

22' Drita nga Gjilani në epërsi (1:0) kundër skuadrës nga Andorra. Kjo është mrekulli, Drita në rrugë të mirë. Në minutën e 22-të, Xhevdet Shabani realizon për epërsinë e kampionit  të Kosovës, e cila i jep edhe më shumë zemër për minutat vijues.

21' vazhdon edhe më tej pa gola ballafaqimi që po luhet në Nyon të Zvicrës.

13' Nuk ka gola në mes të Dritës dhe skuadrës nga Andorra, Interi.

Fillon ndeshja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat