Konfirmohet skuadra e Tahirit e Pantinës

Futboll

Konfirmohet skuadra e Tahirit e Pantinës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:40
Konfirmohet skuadra e Tahirit e Pantinës

Dyshja vushtrriase, Petrit Tahiri dhe Kujtim Pantina, kanë zgjedhur skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Ata kanë arritur marrëveshje njëvjeçare me Vllazninë e Pozharanit.

Olle mëson se zyrtarizimi i tyre do të bëhet në ditët në vijim.

Të dy ishin pjesë e Vllaznisë edhe në gjashtë muajt e fundit.

Ditë më parë pozharanasit vazhduan edhe me trajnerin, Erdin Hashani.

Vllaznia garon në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat