Gattuso: Barca vuajti ndaj nesh, mund t’i dëmtonim më shumë

Futboll

Gattuso: Barca vuajti ndaj nesh, mund t’i dëmtonim më shumë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 09:26
Gattusi

Gennaro Gattuso ka pasur vetëm lëvdata për skuadrën e tij.

Barcelona ka arritur mbrëmë të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, pas një fitore 3:1 kundër Napoli.

Përkundër fitores, Napoli kishte posedimin në favor, por pati edhe më shumë gjuajtje drejt portës.

Të gjitha këto kanë bërë që trajneri i Napoli, Gattuso, të ketë vetëm lëvdata për lojtarët e tij, sigurisht me disa sekuenca që e kanë nevrikosur.

“Pash një Barcelonë që ishte nën presion të madh. Duhet të shënonim dy gola herët, përkundrazi ne pësuam. Nevrikosem kur pësojmë nga ndërprerjet”, ka thënë Gattuso.

“Nëse shihni statistikat, u dominuan nga Napoli. Kishim dyfishin e gjuajtjeve, më shumë posedim dhe thyem mbrojtjen e tyre disa herë”, ka shtuar italiani.

“Barca nuk doli dot nga gjysma e saj në 10 minutat e para të ndeshjes. Pash më shumë sesa një performancë të mirë”, ishin fjalët e Gattuso.

Barcelona në fund arriti të kalonte tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:2, dhe në ndeshjen e dytë gjithçka erdhi falë brilancës së Leo Messi, i cili shënoi një gol dhe fitoi një penallti për skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat